Artistët në qytetin e lindjes, mbrëmje gala në teatrin “Petro Marko” në Vlorë

31 Dhjetor 2022 | 14:38

Teatri “Petro Marko” mbyll vitin kalendarik me një mbrëmje Gala nën interpretimin virtuoz të Kastriot Tusha, Renisa Laçka, Josif Gjipali shoqëruar nga orkestra e Akademisë së Arteve.

Për artistët emocionet janë të pashmangshme.

“Kur kthehesh në qytetin tënd mes njerëzve të tu është aq sa kënaqësi, lirshmëri edhe përgjegjësi e madhe se duhet të përmbushësh pritshmëritë e tyre se presi nga ty shumë. Gëzuar të gjithëve”, u shpreh Josif Gjipali.

“Me thënë të drejtën ndihem jashtëzakonisht  me shumë emocion dhe dua tê uroj këtë publik të mrekullueshëm, televizionin tuaj një vit plot suksese”, tha Kastriot Tusha.

“Është gjithmonë shumë bukur të rikthehem nē Vlorë. Vlora për mua është dashuri ishte një mbrëmje shumë e bukur me njê publik shumë të zjarrtë dhe një skenografi kaq të bukur”, theksoi Renisa Laçka.

“Është një kënaqësi e veçantë dhe një emocion i veçantë të performosh para publikut vlonjat. Jo që janë kërkues por e njohin muzikën dinë ta vlerësojnë atë”, nënvizoi dirigjenti, Isak Shehu.

“Jam vërtetë shumë e emocionuar dhe dua tJu uroj të gjithëve sa më shumë dashuri”, deklaroi pianistja, Ardita Bufaj.

Koncerti u mirëprit nga publiku i shumtë vlonjat.

“Ky ishte një koncert që duken sikur yjet zbritën në tokë, ai zjarri i ngrohtë sjell atë vatrën, familjen. Ishte një koncert mjaft i bukur, vërtetë një gala për qytetin e Vlorës”, u shprehën disa qytetarë.

Teatri do të vijojë me aktivitete tê shumta edhe përgjatë 2023.

Interpretimi virtuoz i artistëve të njohur ishte kartolina e urimit të teatrit “Petro Marko në këtë fundvit për qytetin bregdetar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026