“Në plazh bënte ‘mu’, shumë e bukur”- Kabashi zbulon pianisten e Koncert në vitin 36

30 Dhjetor 2022 | 12:38

Mirush Kabashi ka zbuluar në studion e Euronews disa nga të pathënat e filimit “Koncert në vitin 36”. Aktori i njohur tha se pianistja e cila i binte pianos dhe që fshihej pas aktores Margarita Xhepa ishte Bebi Kristidhi.

Kabashi e cilësoi Kristidhin si një nga pianistet më të mira shqiptare dhe si një grua shumë të bukur që binte në sy.

“Një nga vështirësitë ishte që Margarita luante pianisten Lola Gjokën, atëherë kishte ardhur enkas Bebi Kristidhi, një nga pianistet më të mira që ka parë Shqipëria, plus dhe një femër shumë e bukur.Edhe në plazh bënte mu do të kthenin të gjithë kokën nga Bebi Kristidhi.

Si do realizohej kjo skenë, kur kamera duhet të kapte dhe duart e pianistes, Margaritës.

Margarita rrinte me duart nga mbrapa ndërsa Bebi Kristidhi nga mbrapa zgjaste duart dhe bënte sikur i binte një pozicion shumë i vështirë. Kur ishin kështu ngjitur ato bënin dhe batuta me njëra tjetrën”, tha Kabashi.

Kujtojmë se filmi “Koncert në vitin 1936’’ u rijetëzua nga Arkivi qendror shtetëror i filmit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026