‘Fitoi oksidenti’- Kabashi zbulon hilen politike në skenarin e ‘Koncert në vitin 36’

30 Dhjetor 2022 | 12:19

Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi ka folur nga studiot e Euronews në lidhje me rijetëzimin e filmit “Koncert në vitin 1936’’ nga Arkivi qendror shtetëror i filmit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Kabashi vlerësoi maksimalisht filmin dhe tha se brenda skenarit ishte i fshehur dhe një mesazh i fuqishëm politik.

Ai tha mbajtja ose jo e koncertit ishte një përballje mes oksidentit dhe lindjes ku në fund fitoi civilizimi.

“Në këtë skenar fshihej një hile dhe hija ishte që brenda elementëve artistikë kishte dhe elemente politike.

Dy artistet e mëdha ndesheshin me elementet burokratike, nëse duhet bërë koncerti apo jo, por në këtë burokraci fshiheshin dhe qëndrime politike të kohës, të cilat ishin fshehur kaq bukur nga skenaristët. Duhesh dhënë koncerti, u bë një simbol që nënkuptonte oksidentin që përfaqësohej nga nënprefekti dhe nuk duhej dhënë ishte kryetari i bashkisë, një anadollak i prapambetur që pasioni i tij ishin çingijet apo loja me letra.

Një qëndrim diametralisht i kundërt për fatet e Shqipërisë, fitoi që koncerti u bë dhe fitoi oksidenti”, tha Kabashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026