“Koncert në vitin 36’”, Kabashi zbulon detajin nga produksioni që i rezistoi kohës
Restaurimi i filmit ”Koncert në vitin 1936” solli në studion e Euronews Albania një prej personazheve më identifikues të këtij produksioni, aktorin e mirënjohur Mirush Kabashi.
Një film që i resistoi kohës, kjo jo vetëm për shkak të rijetëzimit të tij përmes restaurimit, por edhe tematikës dhe konfliktit të trajtuar mjeshtërisht përmes novelës dhe skenarit.
“Duket se është një film i cili jo vetëm i ka rezistuar kohës, por ka mesazhe me të vërtetë shumë interesante. Edhe vlera e filmit fillon që me skenar, sipas një novele të Dhimitër Shuteriqit dhe më pas e skenarizon Kiço Blushi”, theksoi Kabashi.
Bërja e një filmi në kontekstin e një Shqipërie diktatoriale me ngjarje që vendoseshin në regjimin Zogist për Kabashin ka qenë padyshim një ndër sfidat e këtij produksioni, që ja doli të lartësonte pikëpamjet perëndimore pa i bërtitur e pa i rënë në sy sistemit.
“Në këtë skenar, fshihej një hile e vogël, por në këtë burokraci, e cila filloi të trashohet nëse duhet bërë apo jo koncerti, fshiheshin edhe qëndrime poltike të kohës, të cilat ishin maskuar shumë bukur nga skenaristët. Në këtë luftë, në duhet bërë apo nuk duhet bërë, fitoi që koncerti u bë, domethënë fitoi civilizimi, domethënë fitoi oksidenti”, u shpreh ai.
Teksa lidhur me mosshfaqjen më të filmave të prodhuar në diktaturë si pjesë e nismës së dekomunistizimit Kabashi ndau qëndrimin e tij duke e vënë theksin tek procesi i seleksionimit të tyre.
“Duhet parë me shumë kujdes, por të thuash që të hiqen të gjithë, jo”, nënvizoi aktori.
”Koncert të vitin 1936” është pjesë e një serie filmash nga Kinostudio ”Shqipëria e Re” të ciët tashmë i janë nënshtruar procesit të restaurimit dhe kanë munduir tí rishfaqen për herë të parë në formain e restauruar publikut vendas dhe të huaj.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë