Mbijetesë me ”hua”, familja Drizaj në Pogradec mes varfërisë dhe sëmundjeve

9 Tetor 2020 | 07:52

Familja Drizaj në Pogradec duhet të përballet me mbijetesën çdo ditë.

Pas arrestimit të bashkëshortit, i cili punonte pa dokumente në Greqi, Elsës, mamasë së Fernandos dhe Erikut i duhet të përballet dhe me sëmundjen.

“Unë jam operuar me tumor në kokë, kam dy fëmijë që me zor i mbaj, 100 mijë lekë kemp marr, marr 70 mijë lekë ilaçe, të ardhur ndonjë ndihmë tjetër në ndonjë krah nuk kam”,- u shpreh Elsa Drizaj.

Bashkia e Pogradecit  ka ndërprerë dhe ndihmën ekonomike për këtë familje.

“Ndihmë ekonomike mora 8 muaj 18 mijë lekë me dhanë më pas e prenë. Nuk e di arsyen e tyre se përse e ndërprenë. Ato 18 mijë lekë janë, e di bashkia përse e ndërpreu”,- tha ajo.

Elsa Drizaj u shpreh se shpresa e vetme i ngel te familjarët. Ajo pret që të afërmit t’i mundësojnë ndonjë të ardhur.

“Si jetoj? Me të dhëna. Pres të ma japë mami, vjehrra, të me dërgojë kunati ndonjë gjë. Asnjë të ardhur tjetër nuk kam”,- tregoi ndër të tjera znj. Drizaj.

Ndërkaq edhe Mirvete Drizaj, vjehrra e Elsës shpreh dhimbjen për situatën që po kalon nusja e saj.

“Me vjen keq për nusen që ka vuajtur. E kam qarë Tiranën me lot, vet fillikat që u bë operim. Të dytën me vjen për nipërit. I kam të vegjël”,- tha ajo.

Familja Drizaj jeton me shpresën  se nesër do të vijë përsëri dikush t’u ofrojë ndihmë, që të mund të mbijetojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026