Peka: Rama s’na ka treguar pse na duhen satelitët, s’e di as vetë ç’ka firmosur

7 Janar 2023 | 20:46

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka tha në emision Review në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama nuk është treguar transparent lidhur me qëllimin e blerjes dhe përdorimit të dy satelitëve nga Shqipëria.

Peka u shpreh se blerja e këtyre satelitëve është një projekt politik i Ramës dhe në vazhdën e megalomanisë për të bërë gjëra të mëdha.

Sipas tij, mungesa e transparencës tregon se as qeveria vetë nuk e di çfarë ka firmosur dhe për çfarë do përdoren satelitët.

“Nga mënyra si Rama e ka paraqitur duket si një projekt politik se sa teknik, sikur Shqipëria ka kapacitet t’i prodhojë vetë satelitët ndërkohë është thjesht një kontratë për t’i marrë me qira. Satelitë të tillë edhe më të rëndësishëm i ka çdo vend i Evropës. Janë mburrur se jemi vendi i parë në rajon, që s’është e vërtetë. Jo çdo gjë e re është e mirë. Duhet të shikojmë për çfarë i shërbejnë Shqipërisë, kostot e këtyre satelitëve, a mund të përdoreshin më mirë këto para. Mungesa e transparencës është defekt politik. Por në të vërtetë as ata vetë s’e dinë se për çfarë kanë firmosur dhe për çfarë iu duhen. Qeveritarët nuk bëjnë transparencë sepse nuk janë të trajnuar, nuk kanë informacion të tregojnë specifikimet e kontratës”,  tha Peka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026