Eksperti: Grupet që rrezikohen nga ndotja e ajrit dhe dëmet që shkaktohen te njeriu
Eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka thotë se grupet më të rrezikuara nga ndotja e ajrit, janë gratë shtatzëna, fëmijet e vegjël, foshnjet e porsalindura dhe personat që kanë probleme shoqëruese.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gjoka u shpreh se ndotja mund të shkaktojë probleme edhe në tru.
“Praktikisht, në këtë situatë ku jemi, çdokush në qytetin e Korçës që ka një furrë me dru zjarri apo një oxhak, është i lirë që ta përdorë. Por në sezonin e dimrit, ajri ndotet në ato nivele, që janë relativisht shumë të dëmshme për qytetarët, sidomos për shtresat vulnerabël. Këtu dua të veçoj, janë gratë shtatzëna, fëmijet e vegjël, foshnjet e porsalindura dhe personat që kanë probleme shoqëruese.
Së pari, rrëziku është për cilësinë e ajrit të brendshëm, në godinat ku përdoren. Elementi i dytë ka të bëjë me ajrin e jashtëm. Kryesisht, çfarë çliron djegia e druve, janë grimcat pm 10, pm 2.5 dhe pm 1. Këto grimca, në përqëndrime shumë të larta, nuk shkaktojnë problem akut, por të akumuluara në një kohë të gjatë, sjellin probleme sa i takon traktit respirator dhe sistemit nervor, sepse akomulohen në trurin e njeriut. Këto janë dy probleme që shkakton kjo ndotje”, theksoi ai.
Ekspertët e mjedisit kanë ngritur alarmin për qytetin e Korçës, që rezulton të jetë më i ndoturi në Shqipëri.
Shkaqet kryesore lidhen me lëndën drusore që përdoret për ngrohje, por edhe gazrat që lëshojnë automjetet.
LEXONI GJITHASHTU
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.