Kriza energjetike, Balluku: Mbrojtëm mbi 1 milion abonentë familjarë

9 Janar 2023 | 11:35

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë qeveria mbrojti mbi 1 milion abonentë familjarë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Në një deklaratë për mediat, teksa prezantoi objektivat dhe arritjet e ministrisë për vitin që lamë pas, Balluku u shpreh se gjithashtu u mbrojtën edhe 172 mijë biznese të vogla.

“Ne ia kemi dalë që të qëndronim në parashikimet që kemi pasur në skenarët për mbështetje buxhetore nga buxheti i shtetit. Pavarësisht se jemi përballur me çmime importi historikisht më të lartat ndonjëherë, 31 gushti, unë i referohem kësaj date pasi është një nga momentet më kulmante të tregut të energjisë elektrike, i cili arriti deri në 1044 euro për megavat orë.

Megjithatë, me të gjithë punën e mirë që u bë për menaxhimin e Kaskadës së Drinit, pavarësisht kushteve të thatësirës, duke optimizuar atë rezervë energjetike, duke bashkëpunuar me fqinjët tanë për depozitim të energjisë në momentet që kemi pasur dhe duke optimizuar edhe blerjen e importit, ia kemi dalë që mbi të gjitha, të mbrojmë 1 milion e 90 mijë abonentë familjarë, kemi mbrojtur 172  mijë biznese të vogla dhe 7500 biznese të lidhura në tensionin e mesëm”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026