Debate për kodin zgjedhor, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kundër
Partia shqiptare në pushtet, BDI ka dorëzuar mbi 5 mijë amendamente ndaj propozim ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Me këtë, partia e Ali Ahmetit synon të bllokojë nismën për një njësi zgjedhore, pasi sipas tyre kështu penalizohen partitë shqiptare.
“Për arsye se shqiptarët humbin mesatarisht nga tetë deri në 10 deputetë në proces zgjedhor nëse Maqedonia është një njësi zgjedhore, dhe këtë duhet ta dinë të gjitha partitë politike shqiptare, të gjithë qytetarët shqiptarë, për arsye se ekziston një perceptim dhe besim i gabuar”, – thotë Artan Grubi, deputet i BDI-së.
Edhe opozita maqedonase VMRO DPMNE njoftoi se ka dorëzuar mbi 1300 amendamente për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Propozimi i ndryshimeve në Kodin zgjedhor vetëm dy muaj para shpërbërjes së Kuvendit do të thotë se partia kryesore qeverisëse vetëm dëshiron ta dalë e larë para partive më të vogla”, – thotë Antonio Milloshoski.
Nisma për ndryshimin e modelit zgjedhor u propozua fillimisht nga disa parti më të vogla në Kuvend, të cilat mendohet se përfitojnë më shumë në një sistem ku i gjithë shteti përbën një njësi të vetme zgjedhore, në vend të 6 njësive të ndara proporcionalisht siç është tani. Kjo nismë u përkrah nga LSDM-ja qeverisëse, por nuk po gjen konsensus të plotë politik.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal