“Të kujt janë 404 mijë € në shtëpinë e Dobit? Flet për herë të parë avokati

9 Janar 2023 | 20:21

Artan Gjermeni, avokati i Rozeta dhe Havier Dobi konfirmoi për Euroneës Albania se për 404 mijë eurot e gjetura në banesën e klientëve të tij nuk ka ende asnjë denoncim.

Ai theksoi se hetimi do të tregojë se sa para i janë vjedhur zyrtares Alda Klosi.

“Sot kam kërkuar nga organi i akuzës objektin e gjykimi, është për 120 mijë euro apo për shumën totale? Sot organi i akuzës ishte konfuz. Objekti i sotëm duhet të ishte vetëm mbi kallëzim e viktimës Alda Klosi, për diferencë do jetë hetimi i mëvonshëm që do të përcaktojë. Klosi ka pretenduar për shumën 120 mijë euro. Hetimi do të provojë që pretendimi i Klosit është i saktë, pra 404 mijë euro dhe bizhuteri që nuk e dimë ende çfarë vlere kanë do të konstatohet se kujt i përket kjo shumë. Mund të ketë persona që pretendojnë se është e tyre, mund të mos dalë asnjë denoncues; nëse del send pa zot, do t’i kalojnë shtetit”, shpjegoi avokati.

Në dosje thuhet se kjo shumë e madhe dyshohet të jetë vjedhur në banesa të tjera ku Rozeta ka punuar si pastruese, por organi akuzës mesa duket nuk ka kallëzues e për rrjedhojë viktimë të vjedhjeve.

Nga ana tjetër, Alda Klosi e cila rezulton punonjëse e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka deklaruar se shuma që i është vjedhur është rreth 120 mijë euro bashkë me bizhu të shtrenjta, por edhe një orë ‘Maserati’ dhe çanta e portofola ‘Valentino’.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023