Trajnerja e palestrës: Jam kundër dietave, si mund të jetosh pa vaj e pa kripë
Trajnerja e palestrës, Igra Rapollari thotë se është kundër dietave, por thekson se njerëzit duhet të mbajnë një regjim ushqimor.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Rapollari u shpreh se ushqimi është pjesë e jetës dhe duhet të konsumojmë, por jo duke e tepruar.
“Nëse një person është mbipeshë, do bëjë kardion. Tani e kanë ngatërruar, bëjnë shumë pesha. Mendojnë që duke bërë shumë pesha, do biesh nga pesha. Jo, do bësh kardio, më pas mund të vazhdosh me tonifikim. Do flasim me instruktorin. Unë flas nga eksperienca ime që kam 24 vite në këtë zanat dhe me gjithë njerëzit që kam dobësuar.
Më kanë ardhur mbipeshë, mbi 100 kg, kanë filluar me kardion. Duke i sugjeruar një regjim ushqimor, por jo dietë. Unë gjithmonë jam kundër dietave. Mund ta konsumosh edhe çokollatën, jo çdo ditë dhe çdo sekondë, por jo të largohemi nga ushqimi. Ushqimi është pjesë e jetës apo jo?”, nënvizoi ajo.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West