“PD në duart e ca delirantëve”, deputeti i Berishës sulmon Alibeajn
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha në “Now me Erla Mëhillin” se PD ka ngelur në duart e delirantëve.
“Është keqardhje e madhe që Partia Demokratike ka ngelur në duart e disa delirantëve që vazhdojnë ta dëmtojnë pafund dhe pafund. Opinioni qytetar, qytetarët shqiptar, jo demokratët, por qytetarët e ndershëm të paangazhuar me parti, shikojnë një teatër të vërtetë, absurd që lozet nga disa aktorë delirantë, nga disa të shitur dhe të blerë me dhjetëra herë,” – u shpreh Baçi.
Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë.
Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhet se deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq