Prapaskenat e ‘komplotit’ në PD, plani i Salianjit për të marrë postin e Alibeajt
Gazetari i Euronews Ardit Hoxha zbuloi prapaskenat e përjashtimit të deputetëve Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Hoxha tha se vendimi i “grupit Alibeaj”, për përjashtimin e deputetëve që mbështesin Berishën, erdhi për shkak të një nisme të ndërmarrë nga deputeti Ervin Salianji për marrjen e drejtimit të grupit parlamentar të PD-së.
Sipas gazetarit, Salianji kishte mbledhur votat e nevojshme që të zëvendësonte Alibeaj në postin e kryetarit të grupit.
Me përjashtimet e bëra, Alibeaj mundi të siguronte “karrigen e tij”, sipas Hoxhës.
“Dukej në sipërfaqe apo në opinion publik se kishte një qetësi në PD, të paktën gjatë dy javëve të fundit të dhjetorit dhe gjatë kësaj jave të parë të janarit, por brenda kësaj qetësie grupi parlamentar ziente. Prej disa javësh deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji kishte ndërmarrë një nismë për të mbledhur firma të deputetëve anëtarë të grupit parlamentar demokratë, për tu kërkuar mbështetjen që ai të marrë drejtimin e grupit parlamentar.
Zoti Alibeaj i parapriu shkarkimit dhe u ndje i rrezikuar. Vendimi i djeshëm është një tentativë për të ruajtur karigen e grupit parlamentar.
Me firmat që zoti Salianji ka mbledhur deri ditën e djeshme, së bashku me deputetët e përjashtuar, ai kapërcente shumicën e nevojshme dhe ditën e hënë kur të zyrtarizohej ky ndryshim do të ishte ai kreu i ri i grupit dhe jo zoi Alibeaj.
Masa e djeshme i ka prerë rrugë këtij ndryshimi, por jo plotësisht, pasi në dijeninë time edhe pas këtyre 4 përjashtimeve zoti Salianji ka ende shanse të ketë shumicën në grupin parlamentar, të cilën do ta tentojë sërish”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet