Zbardhet pasuria e Alda Klosit në ILDKPI, në llogaritë bankare vetëm paga
Paratë e vjedhura dhe sendet me vlerë të Alda Klosit nuk janë deklaruar në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive. Në deklaratën e fundit të bërë në gusht të vitit 2022, ish-drejtoresha e ministrisë së Rindërtimit, nuk ka shënuar lekë cash që t’i ketë tërhequr nga llogari bankare apo nga burime të tjera.
Zyrtarja që rezulton sot me 5 banesa dhe dy troje në Tiranë dhe Lezhë, ka deklaruar në vitin 2017 blerjen e një apartamenti 72 m2 në kryeqytet me vlerë 31.400 euro. Burimi financiar për blerjen e këtij apartamenti, vjen nga një kredi e marrë në çift me bashkëshortin e saj.
Mes pasurive të deklaruara janë dhe të ardhurat 30 mijë lekë në muaj, nga qiraja e një ambienti. Pavarësisht kredive të marra dhe borxheve të deklaruara, Alda dhe Altin Klosi dalin pronarë në 2021 me kontrata dhurimi të dy apartamenteve në plazhin e Shëngjinit të Lezhës.
Gjithashtu, dy troje të familjes Ciko, ku pronare është dhe Alda Klosi, i janë dhënë për ndërtim kompanisë “2B Construction Grup”.
Në llogaritë bankare të Klosit, në bilancet nga puna, në vitin 2016, Klosi ka deklaruar një pagë mujore prej 180 mijë lekësh, si Drejtoreshë pranë Ministrisë së Financave dhe të ardhura të përafërta nga puna si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës i Shoqërisë Financiare FAF dhe Bordit të Çështjeve të Mira.
LEXO GJITHASHTU:
Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë