“Gërdeci”, Mediu: Ja çfarë i thashë prokurorit dhe çfarë firmosa
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tregoi në “Now me Erla Mëhillin” se çfarë i tha prokurorit dhe çfarë firmosi sa i takon çështjes “Gërdeci”.
Ai sqaroi se në 15 vjet nuk është thirrur asnjë ditë të vetme për të dëshmuar dhe dje i është vënë para dosja e vitit 2009, me prokurorët e po të njëjtit vit dhe i është kërkuar të firmosë atje ku kanë firmosur ata prokurorë.
“Kur sjellja nuk është proceduriale padyshim është politike. Çfarë mbart në thelb kjo lloj politike, kjo vlen pastaj ta analizojë gjithsecili. Ajo që unë dua të them është se ne duhet të vijmë te një moment si shoqëri kur ne si politikanë, të kuptojë një nocion shumë thelbësor në një shtet demokratik që është në raport me të drejtën, prezumimin e pafajësisë,” – u shpreh Mediu.
Ish-ministri i Mbrojtjes është marrë i pandehur me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ për tragjedinë e Gërdecit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta