A mund ta refuzosh një propozim për martesë në 2656 metra lartësi?
Nëntor Oseku është shqiptar i Kosovës ,me profesion jurist që ka si pasion fotografinë dhe udhëtimet në vende të ndryshme. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Kaltirna Kusari ndajnë të njëjtin pasion për aventurat në natyrë.
Ata kanë zgjedhur që dhe fotosesionin e dasmës së tyre ta zhvillojnë në një vend shumë të veçantë në malin e Gjeravices, 2656 m mbi nivelin e detit.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Kusari u shpreh se e morën këtë vendim, pasi maha e Gjheravicës është më e larta në Kosovë dhe ndër të preferuarat e saj.
Ajo nënvizoi se morën rrobat e martesës me vete dhe u ndërruan kur u ngjitën në majë.
“Vendosëm që foton e martesës t’i bëjmë në majën e Gjeravicës, sepse është maja më e lartë në Kosovë. Në atë kohë, ende nuk e kisha njgitur majën e Gjeravicës dhe kisha shprehur dëshirën për ta ngjitur. Kështu lindi ideja.
Ishte një moment shumë e veçantë për ne, ta dokumentojmë një majë që është shumë e bukurdhe ndër të preferuarat e mia. Ta ndal frymën kur ngjitesh. Ka qenë ngjitja e parë në majën e Gjeravicës. Jemi ndërruar lart. Ne të dy edhe fotografi”, theksoi ajo.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.