Sot mblidhet konferenca e kryetarëve, cakton kalendarin e Kuvendit
Pas pak minutash pritet që të nis dhe mbledhja e para për këtë vit e konferencës së kryetarëve.
Konferenca e kryetarëve është ajo që vendos programin e punës së Kuvendit të Shqipërisë dhe kalendarin tre-javor.
Ditën e sotme do të caktohet edhe ora se kur do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend që do të mbahet të hënën.
Sakaq më datë 17 janar do të nisin punën dhe Komisionet parlamentare që kanë pasur një ndërprerje për shkak të festave të fundvitit.
Përveç programit tre javor të punës së Kuvendit me interes mbetet dhe pika e fundit e Konferencës së kryetarëve që ka të bëjë me ngritjen e një komisioni hetimor.
Ngritja e Komisionit hetimor kërkohet për udhëtimet e kryeministrit Edi Rama jashtë vendit. Janë deputetët e PD që kërkojnë hetim për udhëtimet e Ramës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës