Kurti në Vjenë: Paqja në rajon e paqëndrueshme derisa Serbia kërcënon fqinjët
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Austri ka marrë pjesë në diskutimin me temë: “Ballkani Perëndimor: pjesë kyçe e paqes së qëndrueshme në Evropë”, i organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.
“Paqja në rajon është e paqëndrueshme dhe e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë, zhdukjen e mbi 1600 të tjerëve, e madje edhe po vazhdon më kërcënime ndaj fqinjëve. Kështu deklaroi në diskutimin e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për paqe në Ballkan i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës, shkruan KosovaPress.
Në fillim të diskutimit të tij, kryeministri Kurti tha se Serbia po vazhdon të mbështesë politikën e Rusisë, ndërsa përmendi edhe plagën e të pagjeturve që po vazhdon ta rëndojë vendin.
“Ne pavarësisht këtyre jemi të gatshëm për bisedime dhe marrëveshje paqësore me Serbinë, por ajo nuk e dëshiron këtë. Serbia nuk po e pranon fajësinë për mijëra të vrarë në Kosovë, ajo po shpërblehet nga BE me miliarda euro investime dhe me marrje e statusit të vendit kandidat”, deklaroi Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje