Veza e fshatit 50-60 lekë aktualisht, a do rritet çmimi? Përgjigjet fermeri

13 Janar 2023 | 07:33

Fermeri Alban Çakalli tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në rritjen e çmimit të vezëve ka ndikuar dhe gripi i shpendëve që ra para një viti.

Ai tregoi se në dhjetor kërkesa është shumë e lartë për vezë, por pulat nuk prodhojnë mjaftueshëm. Çakalli tha se çmimi për një vezë fshati aktualisht varion në 50-60 lekë, por a do të rritet çmimi?

“Veza e fshatit ishte 250-300 lekë të vjetra, ndërsa tani ka shkuar me çmim 500-600 lekë të vjetra, flas për pulat që rrisin vetë fermerët, vetë fshatarët. Nuk besoj se do të rritet më sepse lëndët e para siç është misri, soja, gruri po pësojnë ulje në vendet e origjinës dhe kjo pastaj do të sjellë një stabilitet të çmimeve. Do të kemi ulje çmimesh,” – deklaroi Çakalli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024