I akuzuar për disa abuzime seksuale, gjykata jep vendimin për yllin e City-t

13 Janar 2023 | 14:49

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

Juristët nuk mund të merrnin vendime për dy akuza të tjera për përdhunim, pas një gjyqi gjashtëmujor në Gjykatën e Chester Crown.

Prokuroria kërkoi një rigjykim për këto akuza dhe gjyqi është caktuar për në datën 26 qershor.

Louis Saha Matturie, 41 vjeç, mik i futbollistit u shpall gjithashtu i pafajshëm për tre akuza për përdhunim.

Mendy dhe shoku i tij Matturie ishin akuzuar për abuzime seksuale ndaj grave në shtëpinë e lojtarit në Prestbury, Cheshire, dhe në një apartament në Mançester.

Prokurorët i thanë jurisë se Mendy ishte një “grabitqar” që e ktheu ndjekjen e grave për seks në një lojë.

Por juristët u thanë gjithashtu nga avokatët mbrojtës se ndërsa gjyqi, që përfshinte para, seks dhe personazh të famshëm, kishte “të gjitha gjërat për një dramë të mirë”, ai erdhi me një “përmbysje të komplotit” të rëndësishëm – se të akuzuarit ishin të pafajshëm.

Në lidhje me vendimin erdhi dhe reagimi nga klubi i Manchester Cityt, ku thuhet: “Duke pasur parasysh se ka çështje të hapura në lidhje me këtë rast, klubi nuk është në gjendje të komentojë më tej në këtë moment”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar më shumë se 300 dronë që nga fillimi i ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA 2026, për shkak të shkeljes së...
15:27 | 24/06/2026

Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez u bë lojtari i vetëm në histori që ka shënuar gola në gjashtë edicione...
12:11 | 24/06/2026

Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u acarua nga pyetja e një gazetari meksikan për Lionel Messin në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes së Portugalisë kundër Uzbekistanit. Cristiano...
09:47 | 24/06/2026