Bojkoti i kampionatit, kreu i Ligës Profesioniste: Klubet po luftojnë për një kauzë të madhe
Klubet shqiptare shprehen të vendosura për të vijuar bojkotin deri në plotësimin e katër pikave, të cilat prej muajsh i janë drejtuar qeverisë. Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, u shpreh në “Ilva Now”, se në mesin e katër pikave, më kryesorja e tyre mbetet ligji i sponsorizimeve.
Ai tha se klubet janë gati të ulen në tryezë me qeverinë për të gjetur marrëveshje për vijimin e kategorisë superiore.
“Vendimmarrja e bojkotit është e klubet pjesëmarrëse të Superilgës. Liga Profesioniste është legalizuar vitin e kaluar. Është vendimmarrja e tyre për kërkesat dhe bojkotin. Ka tre katër vite që diskutohet problemi i incentivave dhe programeve mbështetëse në sport. Ata po luftojnë jo vetëm për veten e tyre. Po presim këto ditë të ulemi në tryezë. Jemi shumë dakord të ulemi. Ne presim të ulemi, kryesisht për ligjin e sponsorizimit. Ne kemi dhënë një propozim, i cili bazohet në shembullin e Kosovës. Unë jam i gatshëm të ulem në tryezë si përfaqësues i Ligës. Jemi gati të hyjmë në negociata, po presim”, tha ai.
Në fund z. Libohova tha se klubet po luftojnë për një kauzë të madhe, që sipas tij lidhet me formalizimin e sportit në Shqipëri.
“Të gjithë përfaqësuesit e Ligës e mbështesin bojkotin. Klubet po luftojnë për një kauzë më të madhe, nuk është vetëm për një sezon. Na duhet një ligj, që në vitet e ardhshme të legalizohet sporti”.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat