“E frikshme! E gdhimë jashtë”- Banorët e Klosit rrëfejnë përjetimet e tërmetit

16 Janar 2023 | 11:30

Kamera e Euronews Albania ishte paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Klosit, ku gazetarja Ortenca Budlla, solli për publikun disa nga përjetimet e banorëve në lidhje me tërmetin e të dielës.

Banorët shprehen të shqetësuar dhe thonë se shpresojnë që të mos ketë goditje të tjera më të fuqishme që mund të shkaktojnë shembjen e banesave.

“Kemi frikë se nuk dihet, atë e di i madhi zot. Po qe goditje e fuqishme edhe mund të shembet shtëpia”, tha një banor.

Disa banorë të tjerë rrëfejnë se goditja e tërmetit 4.7 ballë ishte e frikshme dhe se ata u detyruan ta kalojnë natën jashtë për shkak të frikës.

“Lëkundjet iu përjetuam shumë keq, dolëm përjashta dhe e gdhimë përjashta. Banesa ime kishte dëme, por jo të parikuperueshme, rikuperohet. Ishte trishtim!’, tha banorja.

“Me stres, sa kishim rënë në gjumë. Nuk doilëm jashtë, duke parë televizorin se çfarë po bëhej. Banesa ime nuk kishte dëmtime”, tha një tjetër banor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026