A do të ketë tërmet të fuqishëm në vijim? Eksperti jep detaje

16 Janar 2023 | 09:55

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter me epiqendër në Klos, vetëm 23 kilometra larg Tiranës e me thellësi 3 kilometra, ka tronditur mbrëmjen e djeshme disa qytete të vendit.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në Klos, Tiranë, Lezhë, Fushë-Krujë, Durrës, Elbasan, Shkodër, si dhe Pogradec. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes u raportua për  disa dëme të lehta në Xibër, Klos dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Lëkundjet e mbrëmshme janë pasuar nga pasgoditje deri në orët e para të mëngjesit.

Rrapo Ormeni, specialist në fushën e sizmologjisë, në një lidhje telefonike me Euronews Albania tha se goditja e djeshme është shoqëruar nga 70 pasgoditje, çka tregon sipas tij se nuk priten lëkundje më të forta.

Ai u shpreh se Klosi nuk është zonë sizmike, tërmeti më i fortë në këtë zonë kanë qenë 5,1 i shkallës rihter.

Ormeni tregon se janë tre zona më aktive në Shqipëri të rrezikuara nga tërmetet.

“Zona e bregdetit Adriatik, zona Lushnje-Elbasan-Dibër dhe Korçë-Ohër, këto janë zonat më aktive”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026