Sa fitojnë Interi dhe Milani nga finalja e Superkupës
Milani dhe Interi po përgatiten për të luftuar për trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Italisë, një ndeshje me stimuj sportiv dhe ekonomik.
E planifikuar për të mërkurën më 18 janar në stadiumin ndërkombëtar “King Fahd në Riad”, kjo finale e Superkupës Italiane do të jetë e fundit që do të luhet në Arabinë Saudite pas marrëveshjes me Serinë A të bërë në nëntor të vitit 2018.
Marrëveshja i dha ligës dhe klubeve përfitime ekonomike, diçka që Milani dhe Interi do të jenë të lumtur të marrin këtë javë, raporton KosovaPress.
Siç theksohet nga “Calcio e Finanza”, çdo finale e Superkupës së Italisë vlen rreth 7.5 milionë euro, me 10% të asaj që shkon për Serinë A. 90 përqindëshi tjetër ndahet mes dy klubeve pjesëmarrëse, me skuadrën fituese që merr 500 mijë euro më shumë se humbësi.
Kjo tarifë prej 7.5 milionë euro do të kishte qenë më pak nëse një nga Interi, Milani, Juventusi apo Roma do të mungonin, duke treguar dëshirën për të pasur klube të mëdha që konkurrojnë për këtë trofe.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve