“Kosova e gatshme për marrëveshje”, zv.kryeministrja sllovene viziton Prishtinën

16 Janar 2023 | 15:51

Zëvendëskryeministrja dhe shefja e diplomacisë sllovene Tanja Fajon, të hënën qëndroi për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

pas takimit me homologen kosovare, Donika Gervalla, foli për qëndrimin dhe pritjet e Sllovenisë sa i përket dialogut Kosove – Serbi.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë.  Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve. Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponsorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”- tha Tanja Fajon.

Për kërtë temë foli edhe Minisrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje.

Ajo përsëriti qëndrimin kosovar për asociacion, por përmendi edhe kompromiset e mundshme për pakicat në kuadër të marrëveshjes finale.

Perveç dialogut, dy ministret folën edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mysafirja tha se Sllovenia dhe Kosova kanë shumë lidhje te forta, qe do te vazhdojnë, ndërsa garantoi mbështetje nga Sllovenia edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Fajon është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani e kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026