A do të ketë goditje më të fuqishme? Përgjigjet sizmiologu

16 Janar 2023 | 15:37

Sizmiologu Edmond Dushi tha për Euronews Albania se trendi i pasgodtijeve dhe magnitudës së lëkundjeve që pasuan tërmetin e djeshëm në Klos, tregon se kemi të bëjmë me një shuarje të aktivitetit sizmik.

Megjithatë sizmiologu tha se do duhet më shumë kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare nëse do të ketë një goditje më të fuqishme se ajo e djeshma prej 4.7 ballë.

“Aktualisht jemi në një qetësi sizmike momentale, numri i pasgoditjeve është më i vogël dhe magnitude është duke u zvogëluar. Besoj se do të na duhet dhe pak kohë që të gjykojmë nëse goditja më e madhe ka kaluar. Për sa kohë ne vazhdojmë me një trend dhe frekuncë më të vogël të ndodhjes dhe magnitud më të ulëta, mund të themi se jemi drejt një shuarje të aktivitetit.

Para dy orësh kemi pasur një tërmet me magnitudë 3.7 që ka qenë dhe më e larta që kemi pasur sot.  Sizmiologët i ndajnë tërmetet në disa klasa, nën magnitudën 3 quhen mikrotërmete dhe janë të padëmshëm dhe të pandjeshëm. Tërmetet midis magnitudës 3-6 janë tërmete të moderuar, ku pas magnitudës 4 fillojnë të ndihen dhe të kenë efekte të vogla. Tërmetet mbi 6 janë të fortë dhe mund të përshkallëzohen nëse kalojnë vlerat 6.8 dhe 7 kur janë dhe shkatërrues”, tha Dushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026