A do të shkarkohet Alibeaj? Salianji: S’do ndërmarrim asnjë veprim të njëanshëmn
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se shumica e deputetëve kanë një mendim të caktuar për bashkimin e kësaj force politike.
Në një deklaratë për mediat, Salianji u shpreh se nuk do të nxitohen për shkarkime apo emërime të reja në Grupin Parlamentar dhe shtoi s enuk do të merren veprime të njëanshme, pa parë të gjitha opsionet për bashkim.
Sipas tij, deputetët do të kenë të gjithë kohën e domosdoshme për të reflektuar.
“Siç e dini, ka një përpjekje të një grupi deputetësh të PD për të bërë të mundur bashkimin e PD që çon automatikisht në bashkimin e gjithë opozitës, për shkak se PD-ja, për fat të keq, është në një situatë ku në perceptimin e publikut, duket që ka një ndarje, Në diksutime, negociata, bisedime me kolegët deputetë të PD-së, jam me shpresë të madhe që do të arrihet në një konkluzion të caktuar për të gjetur rrugët dhe për të eksploruar rrugët për të arritur një bashkim.
Më shumë se 60% e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të PD-së, janë të një mendimi të caktuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, për shkak të një vendimi i cili është më shumë se arbitrar dhe tregon një mendësi jo demokratike dhe aspak euro-atlantike, siç është përjashtimi për shkak të mendimit apo qëndrimit ndryshe. Ne do t’iu japim kohën e domosdoshme jo vetëm reflektimit, por diskutimit të gjithë kolegët dhe Grupit Parlamentar të PD-së, për të arritur të kemi një vendimarrje me një konsensus sa më gjerë. Bëhet fjalë për bashkimin e Partisë Demokratike. Nuk kemi nxitim për të shkarkuar apo për të emëruar, dikë, ne kemi çdo përpjekje për të bashkuar PD. Nuk do të marrim asnjë veprim të njëanshëm, derisa të diskutojmë me të gjithë kolegët “, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës