Ervin Salianji: I gatshëm të lë mandatin e deputetit për bashkimin e PD-së

16 Janar 2023 | 16:06

Deputeti demokrat, Ervin Salianji deklaroi se është i gatshëm të lërë mandatin, nëse kjo do i shërbente bashkimit të Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, Salianji u shpreh se marrja e postit të kreut të Grupit Parlamentar, mund të jetë një zgjidhje për bashkim, nëse deputetët e tjerë e gjykojnë ashtu.

“Të gjitha opsionet janë në diskutim, nuk thashë këtë. Thashë që do diskutohet çfarëdo lloj forme dhe do të arrihet në një konkluzion të caktuar për të bashkuar PD-në. Sesi do të jetë mendimi i shumicës, është edhe ky një opsion i propozuar.

Por unë e kam thënë, jo vetëm marr përsipër përgjegjësi në një moment krize dhe vështirësie që ka PD-ja, por jam i gatshëm nëse do të duhej, jo të marr përgjegjësi, por edhe të lë përgjegjësi, duke lënë mandatin për të bashkuar PD-në. Unë mendoj, që çfarëdo lloj opsioni është i mundshëm, e rëndësishme është që vendi të ketë opozitë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026