Nis me himnin kombëtar sesioni i ri parlamentar, Nikolla: Prioritet integrimi

16 Janar 2023 | 16:15

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nisën këtë të hënë në orën 16:00 sesionin e ri parlamentar për vitin 2023.

Seanca nisi me himini kombëtar dhe vijoi me fjalën e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila bëri një rezyme të punës së sesionit të kaluar, si dhe renditi objektivat për sesionin e ardhshëm.

Nikolla në fjalën e saj tha se “integrimi evropian ishte dhe mbetet priorteti kryesor i veprimtarisë parlamentare”.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi gjithashtu se proritet do të vijojë të jetë Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi.

“Reforma Zgjedhore do të jetë një prioritet i këtij sesioni. I rekomandoj komisionit të Reformës Zgjedhore të përshpejtojë ritmet për përgatitjen në kohë të paketës së ndryshimeve duke pasur si referencë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin e diasporës.

Kuvendi do të vijojë të mbështesë Reformën në Drejtësi dhe plotësimin me burimin e nevojshme të organeve të qeverisjes së sistemit”, tha Nikolla.

Gjithashtu Nikolla shtoi:“Tërheq vëmendjen e komisioneve parlamentare për të shqyrtuar 43 nisma ligjore që vijnë nga deputetë.

Duhet gjithashtu që në procesin ligjbërës të reflektojmë më mirë aspektet gjinore dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, kërkesë që po shtrohet nga veprimtaria e deritanishme parlamentare.

Rritjes së transparencës do t’i shërbejë edhe fillimi, gjatë këtij sesioni, i praktikës së re të hartimit e paraqitjes nga komisionet e përhershme parlamentare të raporteve të veprimtarisë së tyre vjetore në një seancë plenare të dedikuar.

Transparenca institucionale do të plotësohet nga transparenca e veprimtarisë së çdo deputeti. Praktikën e mirë që  po krijojmë me “Javën e Gjelbër” le ta shfrytëzojmë jo vetëm për të dëgjuar, por edhe për t’i informuar më shumë qytetarët.

Kjo do të na ndihmojë të shkojmë përtej të përditshmes dhe të krijojmë më shumë mundësi për tërheqjen e kontributit të zgjedhësve në veprimtarinë parlamentare”.

Në këtë sesion pritet të hapet procedura për avokatin e popullit, proces të cilin palët politik nuk e përfunduan në fund të vitit të kaluar.

Ndalimi i spiunëve në funksionet publike është një tjetër pikë që pritet të shqyrtohet. Cështje e cila i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Dy nisma të tjera që janë artikuluar në publik nga qeveria janë amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Të dyja janë kundërshtuar nga organizmat ndërkombëtar, por shumica socialiste shprehet e vendosur për t’u dhënë jetë të dyja inciativave.

Parlamenti pritet të shqyrtojë edhe ligjin për dekoratat, të kthyer 2 ditë më parë nga presidenti Begaj.

Në këtë sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes të dyja kahëve, pak muaj përpara garës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026