Tërheqja e PD-së për statutin, Çipa: Tashmë procesi nuk është i komplikuar

17 Janar 2023 | 10:01

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa thotë se tanimë procesi gjyqësor në Partinë Demokratike nuk është aq i komplikuar, pasi grupi i Enkelejd Alibeaj vendosi të tërheqë ankimin për statutin e kësaj force politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa u shpreh se ngëçi do të mbetet në PD, derisa gjykata të japë vendimin se kujt i takon vula.

“Mendoj që tashmë thjeshtësohet procesi, nuk është kaq i komplikuar. Tërheqja e zotit Alibeaj sot, mbetet vetëm tek çështja më kruciale për të përcaktuar atë që quhet trashëgimia juridike. Ngërçi mbetet në fuqi deri në artikulimin e verdiktit të gjykatës.

Në këndvështrimin tim, palët do të duhet të investoheshin për të fituar kohën e humbur të tyre dhe jo për të mbetur në këtë kalend që është e pazakontë në historinë e partitizmit politik shqiptar në 30 vite”, theksoi ai.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa deklaroi se tërheqja nga gjyqi për statutin e kësaj force politike, i hap rrugë vendimmarjes për vulën.

Në një deklaratë për mediat, Sefa u shpreh se ankimi ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit, po vazhdon të shqyrtohet në Apel.

Gjykata e Apelit ka vendosur pushimin e çështjes sa i takon statutit të Partisë Demokratike, pas tërheqjes së ankimit nga Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026