‘Është problem’, Çipa: Pse Berisha nuk ka folur më për gjyqin ndaj SHBA-ve
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa deklaroi se prej më shumë se një viti, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me gjyqin që ky i fundit ka hapur ndaj Sektetarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas shpalljes “non grata”.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa nënvizoi se ky është një problem që duhet sjellë në vëmendjen e publikut.
“Ajo që konsiderohet marrëdhënia mes zotit Berisha, për rrjedhojë edhe të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vendi më i rëndësishëm partnerial i Shqipërisë, mbeti në fuqi pa trajtuar dhe sot ky ngërç është i pazgjidhur. Nëse e keni vënë re, në agjendën e komunikimit dhe arsyetimit publik të zotit Berisha, mungon pothuajse çdo lloj informacioni që ka të bëjë me trajtimin e tij si palë të çështjes me Shtetet e Bashkuara.
Ai fliste për procesin e nisur prej tij në Gjykatën e Parisit. Prej më shumë se një viti, ai nuke zë më në gojë këtë gjë dhe ky është një problem që duhet elaburuar në vëmendjen e publikut, aq më tepër, për llogari të pozicionit politik që ai ka në marrëdhënien që ai ka me partnerin më të rëndësishëm”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre