A do t’i hiqet mandati Xhaçkës? Gjykata Kushtetuese diskuton sot kërkesën e PD
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim në seancë plenare gjatë ditës së sotme kërkesat e opozitës për t’i hequr mandatin e deputetes, ministres së Punëve te Jashtme, Olta Xhaçka.
Opozita ka argumentuar në kërkesën për Gjykatën Kushtetuese se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.
Sipas raportit të opozitës, bashkëshorti i ministres Xhaçka me anë të kompanisë se tij ka marrë status investitori strategjik nga qeveria në përdorim për 30 vjet një plazh në Dhërmi si dhe lejen për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në këtë sipërfaqe.
Duke iu referuar ligjit për konfliktin e interesit, deputetët demokratë sjellin si argument se përfitimet nga pasuria publike e bashkëshortit te Xhaçkës janë njësoj sikur të ishin të vetë ministres. Për këtë arsye, ata i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendosë për heqjen e mandatit të deputetes, Olta Xhaçka.
Socialistët në Kuvend kundërshtuan si të pabazuara kerkesën e deputetëve të opozitës. Sipas pretendimeve të mazhorancës, deputetja nuk ka përfituar nominalisht nga pasuria publike siç përcakton neni përkatës në Kushtetutë.
Për rastin e shpalljes investitor strategjik të bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka, grupi parlamentar i PD, i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Investimet Strategjike.
Por megjithëse kanë kaluar 6 muaj nga ky denoncim, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk ka vendosur ende nese do të nisë nje hetim për këtë çështje apo do ta mbyllë atë.
Më herët, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i heqë mandatin deputetit socialist, Ilir Beqja pas kërkesës së paraqitur nga Partia Demokratike për shkelje të Kushtetutës.
Gjykata gjeti të drejtë pretendimin e ngritur nga demokratët se në nëntor të vitit 2009 deputeti Beqja kishte përfituar përmes një kompanie në të cilën ishte ortak, një tender nga Bashkia e Durrësit për instalimin e disa sistemeve elektronike, ndërkohë që Kushtetuta ndalon që deputetët të përfitojnë nga fondet publike.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West