Seanca për mandatin e Xhaçkës, përfqësuesi i Kuvendit: Të rrëzohet kërkesa

18 Janar 2023 | 11:54

Përfaqësuesi ligjor i Kuvendit, Erind Mërkuri, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë kërkesën e deputetëve të opozitës për heqjen e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste, njëherazi dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Në fjalën e tij gjatë seancës së mbajtur këtë të mërkurë, Mërkuri, argumentoi se veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihem tek veprimet e deputetit dhe ndaj sipas tij kërkesa duhet të rrëzohet.

Ndërkohë opozita ka argumentuar në kërkesën e saj se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.

Sipas raportit të opozitës, bashkëshorti i ministres Xhaçka me anë të kompanisë se tij  ka marrë status investitori strategjik nga qeveria në përdorim për 30 vjet një plazh në Dhërmi si dhe lejen për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në këtë sipërfaqe.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026