70% më lirë se në Europë, të huajt turizëm dentar në Shqipëri 

18 Janar 2023 | 20:27

Të vish në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët, ky është trendi më i ri i turistëve të huaj. Shtetas nga Italia, Anglia, Rumania e shumë vende të tjera, zgjedhin vendin tonë për një arsye shumë të thjeshtë, çmimi i lirë krahasuar me vendet e tyre.

Angelo është nga Italia. Ka kryer fazën e parë të punimeve, në Shqipëri.

“Dallimi i çmimeve varion nga puna që duhet bërë, por më duhet të them se kam kursyer shumë më tepër nga sa do shpenzoja në Itali, duke pasur të njëjtën cilësi. Kam kursyer rreth 50 për qind të shpenzimeve që do bëja në Itali”, tregon ai.

Numri i pacientëve të huaj është rritur në vite në klinikat shqiptare. Juliana Çaushi thotë se ka një interes nga të gjitha grupmoshat, nga 20 vjeç e deri në 70. I vetmi ndryshim janë shërbimet e kërkuara.

“Moshat e reja kanë një interes ekstremisht të lartë për terapitë e drejtimit të dhëmbëve, ngjyra e dhëmbëve ka filluar ti bezdisë shumë, kanë një dëshirë ekstreme për të zbukuruar buzëqeshjen. Kurse moshat e mëdha kanë interesin në implante, sepse ka një shpenzim goxha të lartë në shtetin e tyre”, thotë  Juliana Çaushi, dentiste.

Turizmi dentar ka të njëjtat shërbime si dhe guidat turistike. Janë klinikat ato që paguajnë për biletën dhe hotelin. Në disa raste, pacientëve u ofrohet dhe një tur nëpër kryeqytet.

“Kam filluar të kuptoj se turizmi dentar në Shqipëri ishte interesant, pasi pashë miqtë e mi që kishin shkuar në Tiranë për të vizituar klinika dentare. U informova dhe pyeta veten: përse jo? Punimet bëheshin mirë. Kështu që vendosa të shkoj dhe të pyes për preventivin dhe për të kuptuar atë që mund të bëja”, thotë Angelo.

Në Shqipëri ka rreth 1300 klinika dentare, 4000 mijë dentistë të licencuar, 1200 nga të cilat të vendosur në Tiranë. Ky është një numër i lartë për popullsinë vendase, por me rritjen e numrit të pacientëve të huaj, duket se ka punë për të gjithë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026

Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të...
09:38 | 13/07/2026

Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...
08:59 | 13/07/2026