Eksperti rrugor tregon si janë përplasur 5 mjete në autostradë, shkak ambulanca

19 Janar 2023 | 08:11

Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo thotë se nuk respektohet distanca e sigurisë ndërmjet automjeteve, veçanërisht në autostrada.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hodo tregoi një rast, ku për shkak të mos ruajtjes së distancës, në autostradë u përplasen 5  mjete, përfshirë edhe një ambulancë.

“Më thënë të drejtën, në aktet e ekspertimit autoteknik që kemi bërë,  në shumë aksidente na ka ndodhur për arsye të mos ruajtjes së distancës së sigurisë. Nëse do të marr një shembull, që është, po themi se po qarkullojmë me 100 km/h, këtë distancë do ta pjesëtojmë me 10 dhe do ta ngremë në katror. Me mjetin që je para, duhet të jesh 100 metra larg.

Nëse mjeti nuk mban distancën e përcaktuar me mjetin pararendës, veçanërisht kjo ndodh në autostrada. Na kanë rastisur deri në 5 mjete. Midis tyre edhe ambulanca e ndërhyrjes së shpejtë. Është bërë subjekt i kësaj problematike, ambulanca. Ambulanca ka goditur dhe pastaj mjetet e tjera kanë goditur ambulancën”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024