Dibra: Kalimi i Çelës në PS s’ishte surprizë, ka marrëdhënie miqësore me Ramën
Analistja Bruna Dibra është shprehur se kalimi i Agron Çelës nga Partia e Lirisë në Partinë Socialiste nuk ka qenë surprizë në Shkodër.
Në një intervistë për Euroneës Albania ajo tha se Çela shpeshherë ka mbështetur nismat e marra nga të PS, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë Rama sa herë që vizitonte Shkodrën vizitonte bizneset e deputetit.
“Nëse marrim llogaritjen e votave, pavarësisht se Shkodra është një baston i djathtë apo Bashkia e Shkodrës qeveriset nga e djathta, në 2013 ne shohim se ka një kthesë përsa i përket dhe votave të shkodranëve për partitë e majta. Kalimi i Çelës në PS për ne në Shkodër nuk ka qenë surprizë.
Deputeti Çela edhe pse ishte në grupin parlamentar të PL shumë herë ka qenë besnik ndaj nismave ligjore që PS ka marrë në Kuvend. Ne e dinim që marrëdhënia mes Ramës e Çelës ishte miqësore. Rama kur vinte në Shkodër vizitonte bizneset e familjes së Çelës. Spahia nuk respektoj marrëveshjen me Çelën”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ramën apo Berishën, kë do mbështesë Tom Doshi në Shkodër?
- “Tentuan të ‘hiqnin qafe’ rivalët”- Arrestohen në Spanjë bosët e bandës në Shqipëri
- A do t’i hiqet mandati Olta Xhaçkës? Logu: Kërkesa e PD-së, brenda afateve ligjore
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur