A do t’i hiqet mandati Olta Xhaçkës? Logu: Kërkesa e PD-së, brenda afateve ligjore

19 Janar 2023 | 12:17

Avokati Marash Logu thotë se kërkesa e disa deputetëve të Partisë Demokratike për  heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese brenda afateve ligjore.

Në një intervistë për Euronews Albania, Logu u shpreh se respektimi i afateve, nuk është detyrëve e kërkuesve, në këtë rast, deputetëve të PD-së.

Sipas tij, ministrja Xhaçka ka përfituar drejtpëdrejt nga fondet publike, pasi bashkëshorti i tij është shpallur investitor strategjik.

“Afati për kërkesën që ne kemi drejtuar ditën e djeshme, ka qenë 6 muaj nga momenti që lind konlfikti ndërmjet deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ne nuk kemi pritur 6 muaj, por të nesërmen që është marrë vendimi, pra, vendimi është marrë në datën 27 nëntor, të nesërmen, me datë 28 i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, vetëm një ditë më pas. Nuk besoj se në këtë rast, kemi të bëjmë me një afat.

Nga ana tjetër, respektimi i afateve dhe procedurave nuk është detyrë e kërkuesve, nuk është detyrë e deputetëvetë PD-së, por e institicioneve, veçanërisht e Kryetares së Kuvendit. Nëse dikush duhet të mbahet në përgjegjësi se kush ka zvarritur procedurat, është pikërisht që t’i shma nget gjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026