Gëzim Tushe tregon rastet kur divorci është shpëtim për një çift
Sociologu Gëzim Tushe tha se fenomeni i divorcit është shtuar shumë në shoqërinë tonë ndërsa sipas tij duhet të gjejmë mënyrat që këtë fenomen ta pakësojmë pasi pasojat janë të rënda.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në rastet kur martesat nuk funksionojnë, partnerët humbasin lirinë, ose në rastet kur martesa kthehet në burg shtëpiak, martesa është shpëtim.
“Mendoj se së pari duhet të shohim shkaqet e pasojat e divorcit dhe e treta sipas gjykimit tim që duhet të shohim se çfarë duhet ta bëjmë për ta pakësuar këtë fenomen.
Nga njëra anë divorci është emancipim i martesës. Për martesa të gabuara që nuk funksionojnë, që nuk japin rezultat, humbasin lirinë, ose kur martesa kthehet në një burg shtëpiak ku dy njerëz bëhen kufoma për njëri-tjetrin, divorci është shpëtim dhe në radhë të parë është për gruan.
Deri në vitet ’70 në shoqërinë shqiptare dhe kishte tabu virgjërinë. Divorci ka qenë i vështirë dhe në kohën e komunizmit. Martesa është një institucion social sit ë gjithë institucionet e tjera, dinamik, i paqëndrueshëm dhe i vështirë për t’u konsiliduar.”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve