Ndjekja e çështjeve të bujshme të SPAK-ut, gazetari tregon pengesat
Gazetari Eni Ferhati iu përgjigj kritikave për angazhimin e mediave në ndjekjen e çështjeve me rëndësi të drejtësisë.
Në “Now me Erla Mëhillin” ai tregoi sa e vështirë ka qenë me pandeminë prania fizike e gazetarëve ishte e pamundur.
“Sa për praninë e kamerave në seancat gjyqësore, është një problem tjetër që e hasim çdo ditë, duhet të bëjmë një kërkesë, gjykata duhet të shprehet me vendim të ndërmjetëm, nuk na lejohet, kuptohet që për seancat e masave të sigurisë, seancat paraprake, as ne gazetarët pa media nuk lejohemi,” – u shpreh Ferhati.
Gazetari shtoi se ka çështje që meritojnë të ndiqen, por për shkak të dinamikës është e pamundur.
“Ka pasur një standard të dyfishtë nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Kamerat nëpër seanca janë rojtarë të interesit publik. Ëngjëll Agaçi u thirr ditë të premte, në orën 4, në limitet e orarit zyrtar sepse dhe ata e shikojnë deri në çfarë ore qëndron media aty e pranishme,” – sqaroi Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid