Dosjet e nxehta, Ferhati “zbërthen” hetimet e SPAK: Ja çfarë do ndodhë në shkurt

19 Janar 2023 | 21:20

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se në fund të këtij muaji ose në muajin shkurt priten arrestime të zyrtarëve të lartë për disa dosje të mëdha.

Ferhati u shpreh se SPAK ka regjistruar dhjetëra dosje që përfshijnë ish-kryeministra, ish-deputetë dhe zyrtarë aktualë.

“Nisur nga veprat penale që ka regjistruar SPAK ka ish-kryeministra, ish-deputetë, zyrtarë aktualë. Ka dosje të abuzimeve me tenderët publikë, që përbëjnë 40-50 për qind e rasteve që janë denoncuar nga kompanitë që kanë humbur në tenderë. Pritet që këtë muaj ose edhe në shkurt për disa dosje shumë të mëdha të kemi edhe arrestime. Dosje si ajo e sterilizimit, por edhe të tjera për të cilat SPAK i ka përfunduar të gjitha afatet dhe nuk ka më asnjë justifikim. SPAK duhet të merre me këta në detyrë jo vetëm me ishat”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026