Berisha: 51 mln euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot e Ramës dhe Veliajt
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për inceneratorin në kryeqytet.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Ramës dhe Veliajt.
Sipas tij, nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere.
“SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj. Nuk ka gjë më flagrante. Kjo vetëm se kjo sipërmarrje është e Ramës dhe Velisë. Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për plehra që dikur digjen, në një kohë kur as nuk digjen, por as nuk seleksionohen, siç u betua dhe rrahu gjoksin sipërmarrësi i plehrave, Edi Ramën, nën betim para parlamentit shqiptar. mNuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës