“Gjuhë ksenofobe ndaj shqiptarëve”, Osmani: Ministri të mbajë përgjegjësi

21 Janar 2023 | 16:08

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi kriminale dhe ksenofobe gjuhën e ministrit britanik të emigracionit ndaj shqiptarëve.

Sipas Osmanit, nga të dyja vendet duhen bërë përpjekje maksimale për të kuptuar momentin historik kur ndodh kjo valë emigrantësh.

“Deklaratat janë të papranueshme dhe të refuzueshme. Ambasadori britanik në Tiranë tha se duhet të mirëkuptojmë kontekstin e deklaratës së ministrit. Por, edhe pse tifozët britanikë janë huliganë dhe më problematikët në botë, askush nuk iu drejtohet atyre si kriminelë. Britanikët janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin nga çdo kontingjent kriminal. Ne s’mund t’i përgjigjemi një kontingjenti të tillë me gjuhë kriminale, ksenofobe, raciste që nuk është e pranueshme”, tha Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026