Revoltohet gazetari: Të rihapet hetimi për 21 janarin, transkripti serioz!

21 Janar 2023 | 21:23

Gazetari Fredinand Dervishi tha në emisionin Review në Euronews Albania se transkripti i nxjerrë nga gazetari Artan Hoxha lidhur me ngjarjen e 21 janarit përbën një provë të re me të cilën prokuroria duhet të rihapë hetimet.

Dervishi u shpreh se transkripti është serioz dhe tregon se krerët e gardës kanë komunikuar mes tyre dhe kanë marrë urdhër për të qëlluar drejt, gjë nuk ishte në proporcion me ngjarjet e protestës, e cila në ato momente që ishte drejt tërheqjes.

“Ky transkript është shumë serioz, nuk ka asnjë problem që të rihapet hetimi me të si një provë e re. Transkripti tregon se ata kanë komunikuar mes tyre dhe kanë marrë urdhër të për qëlluar drejt. Jepet urdhër për të qëlluar drejt kur tjetri po të qëllon drejt. Në momentin që qëllohet mbi turmën, protesta ka qenë në tërheqje”, tha Dervishi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026