Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut

22 Janar 2023 | 13:47

​Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker thotë se Serbia ka investuar shumë në propagandën për ta mohuar masakrën e Reçakut, e cila ishte kryer nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Walker në një intervistë për The Geopost thekson se presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviçit, të cilët kishin dhënë urdhër për kryerjen e kësaj masakre më 15 janar 1999.

“Që nga fillimi Serbia ka thënë se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Ata kishin shumë arsyetime, se unë jam agjent i CIA-së me mbulesë ndërkombëtare nga OSBE-ja, se jam dërguar këtu nga CIA apo nga Departamenti i Shtetit ose nga Shtëpia e Bardhë për të shkatërruar disi Serbinë dhe se unë isha i gatshëm të them çdo gënjeshtër për të shkatërruar atë”, thekson ish-ambasadori OSBE-së.

“Kur e di që ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit ishte një zotëri i quajtur Aleksandër Vuçiç dhe se ai po përhapte të gjitha këto gjëra qesharake për mua dhe për çfarë kam ardhur në Kosovë, e kuptoj pse ai ende e përdor temën e masakrës së Reçakut dhe çfarë ishte versioni serb i asaj që ndodhi”, shton Walker.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026