Dënimet për ndërtuesit, Komisioni i Sigurisë kalon Kodin Penal, 15 vite burg për abuzuesit
Komisioni për Sigurinë Kombëtare dha dritën jeshile, duke miratuar parim ndryshimet në Kodin Penal që ashpërson dënimet për ndërtuesit.
Nisma ligjore erdhi pas dëmtimeve të mëdha që patën banesat nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe është parashikuar që ndëshkimet ndaj personave që nuk zbatojnë standardet e ndërtimit të shkojnë deri në 15 vite heqje lirie.
Drejtori i përgjithshëm i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë tregoi edhe një shembull se si në Durrës, një pallat ishte zhytur 2 kate nën tokë për shkak të ndërhyrjeve pa kriter.
“Ne rregullojmë atë lloj fakti kur janë bërë ndërhyrje në bodrumet e pallateve, janë prishur kolonat mbajtëse, janë ndryshuar strukturalisht godina, kanë ndryshuar kondicionet teknike për të cilat është dhënë leja e ndërtimit. Sigurisht kjo nuk ta sjell pasojën menjëherë, por krijon kushtet e përshtatshme për shkatërrimin e godinës”, tha Besmir Beja.
Ky rregullim ligjor i ligjvënësve do t’i kushtojë rëndë atyre që shkelin rregullat. Më konkretisht është parashikuar se për ndërhyrjet në banesa ekzistuese që rrezikojnë shembjen e pjesshme apo të plotë të saj dënohen me gjobë deri në 5 vite heqje lirie dhe kur ka pasoja të rënda materiale, heqja e lirisë shkon nga 5 deri në 10 vite.
Ashpërsimi më i madh për këtë çështje është kur ka pasoja në jetën e njeriut dhe dënohet nga 7 deri në 15 vjet burgim.
Ndërsa për ndërtimet e reja, dënimi penal do të jetë për të gjithë zinxhirin e ndërtimit që shkelin standardet dhe dënimi është parashikuar nga 1 deri në 5 vite burg. Edhe pronari, apo siç njihet ndryshe ndërtuesit, dënohen po kaq në rast se nxisin edhe nëpërmjet parave që ndërtimi të bëhet jashtë kritereve teknike.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik