’21 janari, grusht shteti’, Berisha: SHBA kërkoi hetimin e Ramës si organizator
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideron 21 janarin një ngjarje tragjike dhe një grusht shteti për të marrë pushtetin me dhunë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se në atë kohë, SHBA kërkon hetimin e Edi Ramës, si organizator dhe autor të dhunës në protestë.
Sipas tij, Rama nuk u paraqit në prokurori edhe pse u thirr për të dëshmuar.
“21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekje për një grusht shteti, marrje pushteti me dhunë nga ata të cilët unë i kam denoncuar me kohë. Komuniteti ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë qeveria e SHBA-ve, ka insistuar me të madhe, në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.
Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori, ndonëse u thirr për të dëshmuar. Edi Ramën do ta ndjekë gjithë jetën, përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune. Ai është i faktuar si organizator, në mënyrën më të pakundërshtueshme”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq