Ministrat e BE-së vendosin sanksione të reja kundër Iranit
Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, tha presidenca suedeze e BE-së më 23 janar.
“Ministrat miratuan një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, që shënjestrojnë ata që nxisin represionin. BE-ja dënon fuqishëm përdorimin brutal dhe joproporcional të forcës nga autoritetet iraniane kundër protestuesve paqësorë”, tha presidenca suedeze në një postim në Twitter, pa dhënë detaje të tjera.
Burimet i thanë agjencisë së lajmeve Reuters javën e kaluar se ministrat e Jashtëm të BE-së do të shtojnë 37 individë në listën e sanksioneve të BE-së kundër Iranit më 23 janar.
Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara. Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.
Sipas të dhënave, katër protestues tashmë janë ekzekutuar.
Protestat janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.
Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iraniane, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta