A po bën opozitën e duhur Ilir Meta? Kryemadhi: Më i forti dhe kur është vetëm

23 Janar 2023 | 17:35

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, komentoi nga studiot e Euronews Albania, mënyrën e bërjes së opozitë të bashkëshortit të saj Ilir Meta.

Kryemadhi tha se Meta tregoi gjatë kohës që ishte në president të parashikonte të gjitha pasojat që do të vinin si pasojë e braktisjes së zgjedhjeve lokale dhe djegies së mandateve.

Kryemadhi theksoi se Meta është një politikan që njeh shumë mirë realitetin politik shqiptar, njeh kundërshatrët dhe mund të bëjë edhe i vetëm një opozitë shumë të fortë.

“Unë nuk jam askushi që ta gjykoj për opozitën që bën zoti Meta. Faktet treguan se qëndresa e tij e fortë apo  kundërshtimi permanent që ai i bëri bojkotit të zgjedhjeve lokale apo djegies së mandateve, tregoi se ai kishte të drejtë, tregoi që është vizionar dhe që e njeh politikën.

Eksperienca e drejtimit të institucioneve të ndryshme e bëjnë që jo vetëm ai të njohi realitetet shqipatre dhe sjelljet politike të individëve të ndryshëm, si zoti Rama apo zoti Basha, por ajo që e karakterizon e të qënit shtetar e bëri që të gjente dhe pasojat që do vinin më pas. Çfarë tha ai doli, pavarësisht se ne mund të ishim euforik në djegien e mandateve.

Mendoj se është një nga njerëzit që bën opozitën më të fortë edhe kur është i vetëm”, tha Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026