Artan Hoxha: Predha e automatikut që zbërthen vrasjet në 21 janar dhe provat në FBI
Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se ato që po quhen prova të reja për 21 janarin janë në fakt indicie që duhet të çojnë prokurorinë te prova.
Hoxha u shpreh se ka verifikuar shumë mirë materialin që ka marrë përpara se ta publikojë si provë gazetareske, që si provë juridike duhet të vlerësohet nga prokurori.
Ai theksoi se provë është predha e ish-gardistit Agim Llupo e gjetur në trupin e Ziver Veizit apo predha në kokën e Aleks Nikës.
“E kam nxjerrë si provë gazetareske, si provë juridike e vendos prokurori. Predha që është gjetur në kokën e Aleks Nikës është dëmtuar me mjete të forta që të mos bëhet identifikimi i armës është çuar për ekspertizë në FBI dhe është riçuar në Itali. Kjo çështje për mua hetohet fare kollaj. Kur unë e gjej fare kollaj këtë provë, më duke e pabesueshme që të kesh gjithçka në dorë, polici e SHISH e të mos gjesh dot këtë provë”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër