MSH publikon bilancin e Covid-19 për 24-orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ndërkohë që është regjistruar vetëm 12 raste të reja nga 471 testime të kryera.
Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim të specializuar 2 pacientë.
Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni, 4 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 329,432 që nga fillimi i epidemisë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:
9 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Patos, Sarandë.
Janë 157 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,432 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia